Video/ Mamaqi: Si është të bëhesh baba për herë të dytë

Posta

Video/ Mamaqi: Si është të bëhesh baba për herë të dytë

21:19 17/03/2018

Vetëm pak ditë më parë aktori i humorit dhe njëkohësisht drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi dhe prezantuesja Amarda Toska janë bërë prindër për herë të dytë.

Ami dhe Ermali janë bërë prindër të një vogëlusheje, pas djalit Joel. Gëzimin për ardhjen në jetë të vajzës, Mamaqi e shfaqi edhe në puntatën e sotme të emisionit “Xing me Ermalin”, ku tha se ndihet njeriu më i lumtur në botë, ndërkohë që përmes ekranit i dërgoi një puthje bashkëshortes së tij.

“Java e kaluar ishte shumë e ngarkuar, kishim Ditën e Verës, vazhdojnë kapjet e drogërave, por midis tyre unë u bëra baba për herë të dytë. Jam hequr pak, nuk mjaftonin të gjitha, por e di si është të bëhesh prind për herë të dytë? Me fëmijën e parë të shumëzojnë me zero, por me të dytin babai shkon me minus. Të gjithë vëmendjen e merr mami, bravo që solle në jetë engjëllin etj, po babi? Asnjeri si thotë faleminderit babait dhe as bravo, thjesht babi nuk ekziston”.

“Përtej shakave unë jam shumë i lumtur dhe falënderues Zotit për këtë ditë që erdhi në jetën time dhe po i çoj një puthje gruas time Amit. Faleminderit që më bërë njeriun më të lumtur në botë. Dua t’iu them edhe diçka tjetër, goca ka 5 ditë që ka lind dhe asnjë fjalë si ka dalë lart e poshtë për lidhje me ndonjë djalë. Kemi gocë të mirë”,

tha Mamaqi.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi