Me një gjest të pazakontë Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Savini i shpalli luftë të hapur skafistëve dhe Ndragedas, duke përdorur një fjalor që i përshtatej edhe vetë të fortëve të mafias. Para se të zhytej në pishinën e sekuestruar ndaj një grupi mafioz, Salvini i dedikoi të fortëve një video-mesazh ku ka shpërthyer në të shara.

“Do të përkushtohem ditë e natë për t’ju luftuar në çdo rrugë, në çdo dyqan e në çdo ndërmarrje, për t’ju sekuestruar edhe mbathjet”,

tha Ministri i Brendshëm italian. Mesazhin e fortë, Salvini e dha gjatë sekuestrimit të një vile në pronësi të një familjeje mafioze në Siena, ku kreu i Lega-s shfrytëzoi rastin për një zhytje në pishinë.

Shpallja e luftës për familjet mafioze vjen pas një polemike në distancë që Ministri Salvini pati me të mbrojturin e drejtësisë italiane, publicistin Roberto Saviano, të cili i tha se mafia nuk luftohet duke bërë filma.

Një ditë më parë edhe aleati në koalicion i Salvinit, Luigi Di Maio tha se mafia nuk është thjesht një organizatë kriminale, por një mënyrë të sjelli, duke akuzuar disa institute financiare dhe banka për politika të pandershme.

Tv Klan