“Stop” është ndalur në qendrën shëndetësore Lezhë, aty ku ndodhet edhe konsultorja e nënës dhe fëmijës. Por mjekët kanë bërë një peticion, me të cilin kundërshtojnë zhvendosjen e kësaj qendre në Kodër Marlekaj. Banorët thonë se nuk mund t’i çojnë fëmijët në qendrën e re, pasi është shumë larg e nuk kanë mundësi lëvizjeje. Gazetarja e emisionit provon distancën me qendrën e re dhe iu deshën 30 minuta për të arritur në destinacion, në Kodër Marlekaj.

Mjekë dhe infermierë të kësaj konsultoreje kanë firmosur një peticion pasi janë urdhëruar që brenda disa ditëve do të lënë këto ambiente dhe do të drejtohen drejt zonës Kodër Marleka, aty ku është ndërtuar një qendër e re.

Në bazë të peticionit mjekët dhe infermierët e kësaj konsultoreje kundërshtojnë largimin, sepse ata deklarojnë se ndoshta nuk është e menduar mirë për vetë faktin, sepse largësia është shumë e madhe.

Qytetarja 1:

Me na e çu në Kodër Marlekaj nuk na pëlqen, për arsye se atje ka makina shumë, është autostradë ndodhin shumë aksidente…

Qytetarja 2:

Nuk e përballoj dot është e pamundur.

Qytetarja 3:

Atje nuk mundemi të shkojmë se kemi dy fëmijë binjakë, është shumë larg… nuk kemi para për taksi

.

Mjekja:

Gjithë problemi është se çfarë do të ndodhë me komunitetin, vajtje-ardhje e komunitetit deri atje. Ne jemi të gatshëm të punojmë kudo që të jetë, s’kemi asgjë personale as me Drejtorinë as me dikë tjetër, problemi qëndron te nënat.

Gazetarja:

Sa larg është ?

Mjekja:

Një nënë me fëmijë merr rreth 1 orë.

Qytetarët bëjnë thirrje nëpërmjet emisionit “Stop”, që të anulohet vendimi./tvklan.al