Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë shokun e tij për veprën “mbajtje pa të drejtë të unifomrës”.

Gjatë kontrollit në rrugën “Tom Plezha” u konstatua një makinë me targa angleze HN55DPX që drejtohej nga 38-vjeçari me iniciale F.H.

Bashkë me të ishte pasagjer edhe 32-vjeçari Aleksandro Karaj, të cilit iu gjet një pistoletë “Beretta”. Ai u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje.

Në automjet uniformat blu gjetën edhe një palë fenelina policie për të cilën u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, drejtuesi dhe perdoruesi i automjetit.

Policia sekuestroi pistoletën, fuoristradën Nissan Murano, fenelinën dhe një palë dylbi. /

tvklan.al