“Nga sytë e kllounit” kështu titullohet shfaqja që ka si qëllim jo vetëm fëmijët, por dhe publikun e rritur.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, shfaqja sjell në vëmendje se dhuna në shoqëri nuk sjell asgjë të mirë.

Kllouni është simboli i Cirkut dhe personazh shumë i dashur për fëmijët, ndaj edhe ata nuk do ta kuptojnë dhunën në shfaqje sepse me ta merret kllouni. Drejtori i Cirkut Kombëtar Saimir Çili i cili ishte i ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan i ftoi të gjithë të shijojnë shfaqjen çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11:00 deri në fund të muajit Mars.

“Fëmijët mund të shikojnë shfaqjen “Me sytë e kllounit” çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11:00 në Cirkun Kombëtar. Kllouni është personazh tragjikomik, ai vuan dhe ndërkohë duhet të bëjë për të qeshur të tjerët. Ai përmbledh personazhet dhe jetët tona i bën bashkë për të thënë se nga dhuna asgjë nuk vjen, vetëm persona më të ligë për shoqërinë, ky është edhe mesazhi i shfaqjes

”, tha Çili.

/tvklan.al