Një makinë tip “Benz” mori flakë në mes të rrugës në Llogara. Ajo ishte duke lëvizur në drejtim të Vlorës kur shpërtheu në zjarr. Për fat nuk pati viktima pasi drejtuesi mundi të dalë në kohë nga makinë.

Por zjarri ishte aq i fuqishëm sa e shkrumboi të tërë makinën. Ndërkohë përgjatë rrugës lëvizja u bllokua dhe makinat mbeten në radhë të gjatë. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes. /abcnews.al