Nuk kanë të sosur pamjet dhe videot tragjike nga zjarri që përfshiu më 23 Korrik Greqinë ku 91 persona vdiqën, 25 janë shpallur të zhdukur dhe qindra të tjerë u plagosën.

Kjo video është filmuar nga një drejtues automjeti, i cili përpiqet të hyjë mes flakëve duke mos ditur nëse do të kishte shpëtim apo jo.

Në automjet ishin dy persona dhe njëri prej tyre lutej për gruan dhe fëmijët e tij, raportojnë mediat greke.

“O Zot, fëmijët e mi, gruaja ime, ata mund të digjen nga flakët e zjarrit”

, dëgjohet të thotë njëri nga personat në makinë. Sikurse duket edhe në video flakë të mëdha zjarri dhe tymi shfaqen përpara tyre.

/tvklan.al