Presidenti Ilir Meta ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi i kishte kushtuar këngë Metës ku në tekst thuhej se ai po çmend Berishën dhe Ramën.

Fill pas këngës së tij, Meta ia ktheu reston me këngë. Fillimisht Presidenti nisi të këndojë këngën e “Hajredin Pashës”, por Mamaqi e ndërpreu duke i thënë se nuk do të ngatërrohet me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Të lutem shumë mos na ngatërro me zonën e gruas. Nuk jemi këtu për t’u vrarë dhe për t’u prerë”

, tha Mamaqi.

E pasi shfaqi talentin e tij në këngë, Presidenti u shpreh: 

“Më vjen keq se si instrumentist nuk pata ndonjë nivel të caktuar, por jam i sigurt që për tekstin edhe poeti Agim Ndoçi do të bëhej shumë xheloz dhe e përshëndes”.

/tvklan.al