Emigrantët kanë gjetur një metodë të re për të hyrë në Evropë përmes plazheve. Tashmë jo më të fshehur nëpër anije apo kamionë, por me motora uji apo të njohur si Jetski.

Një video e shpërndarë në internet tregon një rast në Spanjë. Emigrantët afrikanë transportohen me motora uji në territorin spanjoll.

Numri i lartë i emigrantëve që kanë mbërritur në Spanjë po shqetëson popullsinë lokale. Ata kanë dalë kundër refugjatëve, pasi panë se plazhet ishin mbipopulluar me emigrantë nga Afrika. Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin paralajmëroi se Spanja mund t’ia kalojë Greqisë këtë vit për numrin e refugjatëve që mbërrijnë nga deti.

Këtë vit, numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Spanjë ka qenë 3-fish më i lartë se i një viti më parë. Mesa duket, shkak për këtë është bërë mënyra e re e trafikimit të refugjatëve, përmes motorave të ujit.

/tvklan.al