Një aksident ka ndodhur në Lezhë në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”. Mësohet e pranë një karburanti janë përplasur tre automjete.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.

Siç duket nga pamjet,  një prej mjeteve ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e bagazhit. Po ashtu përplasja ka shkaktuar pak trafik në zonë./tvklan.al