Këto janë pamjet e operacionit “Oaz” ku ranë në pranga 11 persona të grupit kriminal dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Ditën e djeshme Policia e Tiranës arrestoi Safet Bajrin. Ai është një nga emrat më të përfolur kohët e fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale në Shkodër dhe Belgjikë.

Sot Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat bëri të ditur emrat e personave të arrestuar. Mes emrave të vënë në pranga janë Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam bashkë me Samet Hallunin. Pjesë e këtij grupi janë arrestuar që në ndërhyrjen e 6 Shtatorit në Shkodër Ilir Rustemi, Emrah Plaku dhe ish-boksieri Astmer Bilali.

Prangat i janë vënë edhe trajnerit të kombëtares së femrave Armir Grimaj ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi për të gjithë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg./tvklan.al