Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të pikave të karburantit, banesa si dhe trafik të lëndëve narkotike.

Urdhri për arrestimin e shqiptarëve është lëshuar nga Prokurori i Milanos. Sipas mediave italiane mësohet se ata janë të moshës 20 deri në 26, por emrat e tyre nuk bëhen ende publikë.

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të cilat janë kryer në disa zona të Milanos, Monza, Brianza, Bergamo, Brescia, Lodi dhe Varese. 

Ata kanë kryer më shumë se 15 vjedhje në pika karburantesh, si dhe 2 plaçkitje banesash.

/tvklan.al