Një tërmeti fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter ka tronditur mesditën e sotme Kroacinë. Siç shihet dhe nga videot e publikuara në mediat sociale, tërmeti ka lënë pas ndërtesa të rrënuara dhe ka shkaktuar shumë dëme.

Lëkundjet janë ndjerë në shumë qytete, por deri tani nuk është raportuar për viktima.

Tërmeti nuk ka kursyer as median, pasi një gazetare ka qenë duke raportuar teksa lëkundjet kanë shkaktuar panik.

Në një video të publikuar në mediat sociale shihet se tërmeti është ndjerë dhe në Parlamentin e Sllovenisë dhe ka shkaktuar panik tek deputetët që ishin në sallë./tvklan.al

https://twitter.com/Domen_G/status/1343891035638923264