Nuk ka nisur ende Kupa e Botës Rusi 2018, por tifozet ruse kanë nisur “spektaklin”.

Drejt Rusisë ka udhëtuar edhe ekipi i TRT-së turke.

Komentatori Tarik Ustun nga TRT Spor po fliste direkt në televizion kur papritur i është afruar një tifoze ruse duke e puthur në faqe teksa po analizonte zhvillimet në pritje të nisjes së Kupës së Botës.

Ustun u përpoq ta vazhdonte transmetimin sikur skishte ndodhur asgjë, por disa sekonda pas puthjes nuk e mbajti të qeshurën nga habia. /tvklan.al