Video/ Momenti i pabesueshëm kur bebja vjen në jetë me prerje cezariane

Posta

Video/ Momenti i pabesueshëm kur bebja vjen në jetë me prerje cezariane

18:47 24/04/2017

Ky është momenti i pabesueshëm kur koka e një bebeje del nga barku i nënës pa asnjë lloj asistence mjekësore.

Mjekët në Venezuelë regjistruan këtë moment të mrekullueshëm pasi një grua iu nënshtruar asaj që njihet si lindje cezariane e “butë”.

Një grup kirurgësh bënë një prerje të vogël në barkun e gruas, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, si pjesë e një procedure unike të lindjes.

Duke përdorur këtë çarje, bebja mundi që të dilte dalëngadalë në jetë, duke shtyrë veten jashtë barkut të nënës.

Që nga momenti që u postua në Instagram, javën e shkuar, klipi ka mrekulluar më shumë se 15 mijë shikues.

Gjatë asaj që konsiderohet si prerje normale cezariane, mjekët e nxjerrin beben pasi kanë bërë prerjen e vogël.

Bebet e lindura në këtë mënyrë kanë më shumë shanse për të pasur probleme me frymëmarrjen, pasi dalin kaq shpejt jashtë barkut sa e kanë të vështirë për t’u adaptuar me ajrin që i rrethon.

Por kjo metodë e ngadaltë bën që bebja të lindë në mënyrë natyrale dhe ul çdo rrezik të mundshëm për shëndetin e tij.

Zakonisht kjo procedurë zgjat mbi 4 minuta./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi