Një ekip i BBC-së dhe një numër turistësh u plagosën lehtë pasi u kapën nga një shpërthim i vullkanit Etna, në Sicili të Italisë.

“Shumë të plagosur, disa me plagë në kokë, djegie, dhe maviosje,” shkroi në Twitter Rebecca Morelle, gazetare e BBC.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi dje në malin e Etans, ku ndodhet një prej vullkaneve më aktivë në botë. Gazetarët e BBC-së dhe turistët po afroheshin drejt kraterit kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Të paktën tetë persona u plagosën, me disa që u evakuuan nga mali nga skuadrat e shpëtimit.

Gazetarja tha se skuadra e BBC-së ishte në rregull, por shumë të tronditur dhe frikësuar. SHARP

Gazetarja tha se një vullkanologjist në vendngjarje i kishte thënë se ky kishte qenë incidenti më i rrezikshëm që ai kishte kaluar në 30 vite pranë Etna-s.  

Personat që duken në video ia mbathën me sa fuqi kishin për të shpëtuar, në përpjekje për të arritur në zona të sigurta.

Vullkani Etna, më aktivi në Europë, hodhi në ajër copa llave të enjten, për të tretën herë në tri javët e fundit.

/tvklan.al