Ky është momenti kur një burrë në Singapor po mbante nga flokët një grua e cila po binte nga kati i tretë i një pallati. Pak minuta më vonë gruaja bie pasi duart e tij ishin të yndyrshme.

Sipas

Daily Mail

, gruaja, e cila besohet të jetë një pastruese, thuhet se po përpiqej të rregullonte një nderëse rrobash në katin e tretë të ndërtesës në qytetin Tampines kur ajo ra.

Burri, në katin e dytë, pasi pa gruan arriti ta mbërthejë atë nga flokët me qëllim për ta shpëtuar.

Pamjet tregojnë njeriun që mbante gruan, e cila me sa duket ishte pa ndjenja.

Gruaja më pas mund të shihet kur bie në tokë ndërkohë që nuk ka ende informacione rreth gjendjes së saj shëndetsore./tvklan.al