Ndërsa vraponte i armatosur duke qëlluar mbi policinë në rrugët e Bularatit, Kostandin Kaçifa u filmua nga bashkëfshatarët e tij.

Shikoni në këto pamje se si 35-vjeçari vrapon me armë në duar, në pozicion ndërluftimi. Është momenti para se në Bularat të vinin forcat RENEA, kur Kaçifa qëlloi mbi patrullën e policisë.

Siç shihet në video, Kaçifa mban në duar automatikun, që e ka pajisur edhe me dylbi, ndërsa herë pas here dëgjohen të shtënat e armëve.

Video hedh poshtë variantin e mediave në Greqi, që raportuan se Kaçifa qëlloi në ajër. 35-vjeçari duket që fshihet pas makinave dhe qëllon me armë drejt policisë, duke terrorizuar banorët e zonës.

Disa ore më pas, Kostandinos Kaçifa humbi jetën nga zjarri që kthyen forcat speciale RENEA.

Tv Klan