Mediat britanike kanë publikuar pamjet e kamerave të sugurisë nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 4 të rinj. Një automjet tip BMW doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë dhe u përplas me një pemë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Britani të Madhe. Katër të rinjtë që ndodheshin në makinë humbën jetën. Viktimat ishin të moshave 20-22 vjeç. Policia tha se automjeti udhëtonte me shpejtësi të madhe përpara se të përplasej.

Babai i 22-vjeçarit që drejtonte BMW-në, tha se djali i tij kishte vetëm dy javë që e kishte blerë makinën. /

tvklan.al