Drejtuesi i një motori ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai u aksidentua në rrugën Tepelenë – Fier, ndërsa po udhëtonte me motorrin e tij i shoqëruar nga një grup shokësh.

Sipas policisë, motorri u përplas me një makinë me targa italiane në rrethana ende të paqarta. I plagosuri rëndë Ervis Plaka, u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës./abcnews.al