Politikani Nard Ndoka ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan.

Ndoka kishte zgjedhur të gatuaj sultjash dhe përveç recetës rrëfeu edhe eksperiencën në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Kreu i Partisë Demokristiane tha se disa kolegë politikanë i kishin thënë se  pranimi i ftesës për të marrë pjesë në “Dance with me” mund t’i hapte probleme.

“Ishte një eksperiencë interesante. Ishte prova më e vështirë dhe ndihem komod në kuzhinë duke e krahasuar me “Dancin”, sepse kishte paragjykime. Njerëzit reaguan pozitivisht dhe kjo ishte pjesa që kisha me frikë. Kolegët e mi të politikës më thanë:Ç’tu desh? Do të krijohen probleme. Në fillim kam lexuar ata që shkruheshin për mua dhe më pëlqenin. “Dance” ishte eksperiencë që e kalova shumë mirë dhe më ka afruar më shumë me njerëzit”,

tha Ndoka.

/tvklan.al