Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pezulluar seancën e sotme plenare deri në orën 17:00 të pasdites së të enjtes, pasi deputeti i PD-së Flamur Noka refuzoi të largohej nga salla edhe pas përjashtimit dhe pushimit 5 minutësh.

Në këto rrethana jam i detyruar të zbatoj në frymë dhe në germë rregulloren, te njoftoj pezullimin e seancës siç thotë neni 56 për një kohë të përcaktuar, seanca rifillon në orën 17:00

”, tha Ruçi.

https://www.youtube.com//embed/UzhBYhbFkQM

Tensioni në seancën plenare në Kuvend u rrit pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nuk të kanë vënë për xhandar aty, rrugaç, jep fjalën

”, iu drejtua Noka-Ruçit, ndërsa Kryetari i Kuvendit e përjashtoi nga seanca e sotme.

 “

Të tërheq vëmendjen. Në mbështetje të nenit përkatës kur pushton foltoren, merr fjalën pa ta dhënë drejtuesi i seancës, pengon diskutantin për të shprehur mendimet e tij në diskutim, pasi të kam dhënë vërejtje tri herë, përjashtoj nga seanca e sotme Flamur Nokën. 5 minuta për të liruar sallën Flamur Noka

”, tha Ruçi.

Një javë më parë, Ruçi ka përjashtua kryetarin e PD-së Lulzim Basha për pushtim të foltores.

Në dalje të Kuvendit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla e konsideroi bllokimin e punimeve të Kuvendit si skenar të parapërgatitur. Sipas tij PD shpik çdo javë arsye për të bllokuar punimet e Kuvendit./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/RPd1BXIWEVw&feature=share