Pasi realizuan në rrugët e kryeqytetit një skenar të ngjashëm me ato të filmave aksion, 25-vjeçari Gentjan Koçi dhe Ervin Kodra 33 vjeç u vunë në prangat e Policisë së Tiranë.

Të armatosur me 2 pistoleta, rreth orës 23:00 të mbremjes së enjte ata kanë refuzuar të ndalonin për një kontroll rutinë nga uniformat blu të “Forcës së Posaçme Shigjeta” të Komisariatit Numër 3.

Në përpjekje për t’u larguar me një automjet tip “Volksëagen Toureg”, kanë përplasur dy automjete dhe dy motorë në afërsi të stacionin të trenit.

Në levizje e sipër, kanë hedhur dhe armët, dy pistoleta, që janë gjetur në oborrin e një banese dhe në një rrugicë.

Në perpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë ata kanë braktisur automjetin e tyre dhe janë kapur vetëm pak minuta më pas në rrugën ‘Jordian Misja’.

Policia e kishte nisur ndjekjen pas informacioneve se ata kishin lëndë narkotike. Koçi dhe Kodra akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkaterrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”.

Tv Klan