Video/ Ndocaj emocionohet në dedikimin për bashkëshorten, Kallashi e provokon – TV KLAN

Video/ Ndocaj emocionohet në dedikimin për bashkëshorten, Kallashi e provokon

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është emocionuar sot gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, teksa po i bënte një dedikim bashkëshortes. 

Na bëre me turp tani. Gruaja ime është njeriu që më ka qëndruar afër për çdo gjë në jetën time. Ore unë çfarë s’kam thënë për të tjerët dhe s’di të them dy fjalë për nusen time. Ajo është njeriu më i mrekullueshëm, jam martuar dy herë me të dhe do bëjmë një dasmë tjetër të tretë. Ajo është njeriu më i veçantë dhe më ka dhënë mbështetje për çdo gjë. Rrit fëmijët në mënyrë të mrekullueshme dhe unë e dua shumë”, tha Ndocaj.

Kallashi kërcen provokueshëm para Eduart Ndocajt

Pjesë e “Xing me Ermalin” ishte edhe valltarja e këngëtarja Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si Kallashi.

Ajo u fut në studio duke kënduar këngën “Cowboy”, ndërkohë që nuk kurseu as lëvizjet provokuese para Ndocajt.

I vënë në siklet, ish-deputeti hoqi kapelen për të bërë fresk dhe fshiu djersët…


Pyetjes së Ermalit, nëse i vihen pas vajzat, Ndocaj iu përgjigj: “Ore frika është mos të të vihen pas burrat”.

/tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione