Kelmend Xhaferri, një 36-vjeçar i cili ishte në arrest shtëpie është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa me vete kishte një pistoletë me 15 fishekë.

Gjykata për Krimet e Rënda e kishte lënë Xhaferrin në arrest shtëpie, por duket se kjo nuk e ka penguar që të lëvizte lirshëm nëpër qytet.

Ai u arrestua në lagjen “5 Maji”  në rrugën “Lef Nosi” të Elbasanit. Sipas policisë, 36-vjeçari po lëvizte më një makinë “Porsh” me targa AA 040 UD dhe në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet, por pa sukses.

“Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”,

thuhet në njoftim

.

Autoritetet policore sekuestruan pistoletën Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin “Porsh” të Xhaferrit.

Kelmend Xhaferri nuk është emër i panjohur për policinë, por edhe për publikun. Ai njihet si anëtar i një bande që vepron në këtë qytet, ndërsa Shtatorin e vitit të shkuar 36-vjeçari ishte një nga personat e arrestuar për goditjen me makinë të blinduar të një automjeti të policisë së Elbasanit.

/tvklan.al