“Në kurthin e Piter Panit”, është emisioni më i ri, i cili pritet të fillojë së shpejti në Tv Klan.

Qindra fëmijë nga e gjithë Shqipëria vazhdojnë të marin pjesë në audicione ku nxjerrin në pah talentin si gazetarë të ardhshëm dhe gozhdojnë me pyetjet e tyre.

Ishte pikërisht asistent-regjizorja e Vera Grabockës, Arnita Beqiraj e cila përmes emisionit “Kush vjen për drekë” zbuloi të tjera detaje rreth këtij programi për fëmijë.

Beqiraj tha se “Në kurthin e Piter Panit” do të jetë një program nga ato që cilësisht nuk para ndodh të shohim shpesh.

“Unë kam thuajse 8 vite në Klan. Unë jam shumë e kujdesshme dhe nuk flas, por mund të them që “Në kurthin e Piter Panit” do të jetë një program i jashtëzakonshëm, shumë i bukur. Do të jetë një program nga ato që cilësisht nuk para ndodh të shohim shpesh. Prisni se do t’ia vlejë pritja”

, tha Beqiraj.

/tvklan.al