Video: Në shoqëri të rrezikshme

Veprimi i prindërve është i pabesueshëm

I pa vetëdijshëm për rrezikun e madh në të cilin ndodhet, një fëmijë i vogël mund të shihet duke luajtur me një piton gjigant.

Pamjet, e kapura në East Java të Indonezisë, tregojnë të miturin që e përdor gjarprin gjigant si poltronë, duke u mbështetur mbi trupin e tij.

E teksa gjarpri nis të zvarritet për t’u larguar, fëmija duke qeshur shtrihet mbi të.

Personat që po xhirojnë videon, që sipas DailyMail besohet se janë prindërit e të voglit, mund të dëgjohen duke qeshur dhe nuk bëjnë asgjë për të ndërhyrë.

Fëmija loz e vrapon pas gjarprin e madje tenton edhe ta ngrejë zvarranikun nga koka.

Gjarpri në video besohet se është një prej specieve më të mëdha dhe më të rëndë në botë të pitonëve. Ai nuk është helmues, por nuk janë të pakta rastet kur kanë vrarë njerëz duke i gllabëruar për së gjalli./tvklan.al

Kategori
KurioziteteTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*