Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani do të përballet me një hetim disiplinor. Shkak u bënë disa video të shpërndara në rrjetet sociale, ku gjyqtarja shfaqet me veshje të shtrenjta dhe makina luksi, apo edhe duke sfiluar në ambientet e gjykatës.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtesisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten Enkeleda Kapedani, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në një njoftim nga zyra për shtyp e ILD.

Në një reagim për mediat Kapedani thotë se ajo nuk ka një adresë në rrjetin social TikTok. Sipas saj këto janë skena për të përbaltur figurën e saj, duke shtuar se shpërndarja e videove është bërë qëllimisht./tvklan.al