Video/ “Nëse na trajtoni si kafshë, atëherë do të sillemi si kafshë!”


Video/ “Nëse na trajtoni si kafshë, atëherë do të sillemi si kafshë!”

18:39 17/08/2018

Një video, ku shfaqet një burrë i maskuar duke kërcënuar policinë, politikanët dhe shoqërinë, është dërguar në një media suedeze vetëm një orë para se të nisnin sulmet me zjarr në të gjithë vendin.

Burri i maskuar paralajmëron nëpërmjet videos:

“Nëse na trajtoni si kafshë, atëherë do të sillemi si kafshë!”.

Më shumë se 100 makina janë djegur në Stockholm, Gothenburg dhe Malmo nga disa të rinj, të cilët besohet se ishin koordinuar në rrjetet sociale.

Kjo video iu dërgua një fotografi që punonte për një nga gazetat më të njohura tw Suedisë, Expressen. Atij iu tha se “diçka e madhe” do të ndodhte në Gothenburg.

Më pak se një orë më pas, nisën të digjeshin makina në  Västra Frölunda dhe më pas në të gjithë vendin skandinav.

Në video burri i maskuar thotë se ka një mesazh për policinë, politikanët dhe shoqërinë, pasi sipas tij, policia është duke ngacmuar njerëzit pa asnjë arsye, ndërsa shërbimet sociale po largojnë fëmijët nga familjet e tyre.

Prokurori i Gothemburg, Mats Ihlbom tha për gazetën

Expressen

se një nga teoritë e tyre për shkakun e këtyre zjarreve është lufta e policisë kundër aktivitetit kriminal.

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për këtë incident, duke përfshirë edhe një 19-vjeçar turk, i cili ishte larguar nga Suedia pas zjarrvënies./

tvklan.al





Të ngjashme