Eglantina nga Durrësi ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show” për Ilirin nga Tirana, 49 vjeç. Përmes emisionit ata janë dakortësuar për të lënë një takim dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit me njëri-tjetrin.

Eglantina dhe Iliri janë të dy të divorcuar.

“Unë jam Eglantina, ju dëgjova dhe jam e interesuar. Aktualisht jam e papunë dhe po kërkoj për shitëse buke. Unë jam e divocuar për tradhti”,

tha Egla.

“Do pimë një kafe dhe do biem dakort nëse biem dakort. Në përputhemi do puthemi. Unë jam për lidhje serioze. Unë jam i divorcuar dhe çdo gjë është me fakte”,

tha Iliri./ tvklan.al