Ka nisur sezoni i ri i “Zonë e Lirë” në ‘Tv Klan’, ndërkohë që e ftuara e parë ka qenë Nevina Shtylla, moderatore e “Jo Vetëm Modë”. Shtylla ka zbuluar detaje të reja nga emisioni duke filluar nga i ftuari i parë dhe tema që do të diskutohet.

Moderatora tha në “Zonë e Lirë” se i ftuari i parë do të jetë Arjan Çani me të cilin do të diskutojë për Hip-Hop-in dhe Rap-in.

““Jo Vetëm Modë” është formulë e njohur, ka ekzistuar prej disa vitesh dhe ka patur sukses, por tashmë vjen i rimodeluar. Ka staf të ri, kemi grup pune ndryshe dhe struktura e emisionit ka ardhur paksa më rinore këtë herë. Do të jemi të përqëndruar edhe në show bizz, kulturë, art dhe modë padiskutim” tha Shtylla./

tvklan.al