Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit. 4 anëtarët e një familjeje nga Kosova gjetën vdekjen, ndërsa një fëmija tjetër i familjes mbeti i plagosur rëndë.

Viktimë nga kjo ngjarje tragjike mbetën B.Avdijaj, 51 vjeç, A.Avdijaj, 34 vjeçe, M.Avdijaj, 6 vjeçe, K.Koçi, 11 vjeç,. E vetmja e mbijetuar është vajza e vogël e familjes, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo është 3-vjeçarja V.Avdijaj.

Ata udhëtonin me një makinë Citroen me targa 01 351 MH kur u përplasën me një kamion.

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë“, tha policia e Lezhës në një informacion zyrtar për mediat.

Dyshimet paraprake janë se shkak për aksidentin u bë një parakalim i gabuar nga makina e familjes Avdijaj, megjithatë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë policia ka nisur hetimet./tvklan.al