Vetëm dy ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe Renaldo ka realizuar intervista me humor në tregun e gjelave të detit në Baldushk. Qytetarët thonë se simboli i tryezës së festës së 31 Dhjetorit është shtrenjtë për xhepat e tyre. Ndërsa fermerët shprehen se kanë investuar, por në treg nuk ka para për të blerë.

Qytetari 1 – Çmimi është 8 mijë lekë kilogrami për gjel. 9 kg janë 72 mijë lekë, pra mund të shkojë edhe 72 mijë lekë një gjel.

Qytetari 2 – Ta hanë gëzuar përgjithmonë dhe paratë t’i sjellin kur të kenë në xhep. T’i marrin se të gjithë duan të hanë e të pijnë.

Qytetari 3 – S’ka populli para, nuk shitet malli. Janë të gjithë të mirëpritur të marrin gjela në Baldushk.

Qytetari 4 – Lali Eri thotë:

“Të gjithë te tregu”

që të njihen që janë vërtetë mall bio. Të shitet gjithë malli këtu e jo nëpër rrugë.

Qytetari 5 – Ne kujtojmë se marrim 5 lekë në fund të vitit, por po ta llogarisësh me laps, asgjë nuk del. Nuk e justifikon fare!

Qytetari 6 – Më kanë ngelur gjelat pa shitur, mi nonë.

Qytetari 7 – Sa gjela duan Saimiri dhe Genti pa lekë? Saimirit 2, Gentit, që është pak më i shëndoshë, 1.

Renaldo shprehet:

“Ja pra ku jemi këtu, bollëk, mirëqënie, por ndodh për disa që të mos kenë mundësi ta blejnë. Mund të bëni një foto me gjel deti! Mos e leni këtë Vit të Ri pa imazhin e gjelit të detit! Nuk ka rëndësi nëse nuk e keni në tavolinë apo në fotografi, mjafton ta keni në mendje…”/

tvklan.al