Ndoshta kjo është një shaka që nëna e fëmijës nuk do ta kishte miratuar. Një gjyshe ka filmuar nipin e saj, i cili zbuloi mënyrën më të pazakontë për të dalë nga shtëpia. 

Djali, i veshur me pizhame, ulet me kujdes në pjesën e poshtme të derës dhe kalon nga dalja e qenit. Më pas ai rikthehet në shtëpi në po të njëjtën mënyrë, duke dëshmuar se zgjuarsia nuk është e lidhur me moshën.

Ndërkohë që gjyshërit mund të dëgjohen në sfond, duke pretenduar se kërkojnë që Archi të ndalojë.

Ata thonë:

‘Hej! Kthehu këtu, kthehu tani këtu. Archie kthehu këtu tani. Archie! “

Por ata nuk mundën të mbajnë gjatë qëndrimin të ashpër ndaj nipit të tyre të adhurueshëm.

Në fund të videos, të filmuar në Mançester, gjyshja dëgjohet duke qeshur, ndërkohë që Archie shikon me një shpehi habie./tvklan.al