Një bast i humbur me miqtë e ka detyruar një grua të hyjë nudo në një pikë karburanti, ndërsa një gjykatës të japë dorëheqjen. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Stavropolit në Rusi në fillim të muajit Gusht.

Gjykatësi Yury Makarov dha dorëheqjen pasi është filmuar në kamera që të jetë së bashku me gruan nudo që hyn në pikën e karburantit. Fillimisht ai mohoi të ishte personi në video, por më pas e pranoi. Gjyqtari Makarov sqaroi se gruaja kishte humbur një bast me miqtë e saj dhe detyrimi ishte që të hynte nudo në dyqanin e pikës së karburantit dhe të blente një shishe ujë. E gjithë skena duhej të filmohej. Aty u gjend rastësisht gjyqtari Makarov, të cilit iu kërkua nga gruaja që ta filmonte me celular sepse kështu ishte basti.

Dhe ai pranoi. Por, për fatin e tij të keq, kamerat e sigurisë që janë bërë publike në internet, kanë regjistruar edhe gjyqtarin që filmonte gruan me telefon. Gruaja në fjalë shfaqet e buzëqeshur teksa hyn nudo në dyqan. Përfshirjen që mohoi fillimisht, tashmë gjykatësi e ka pranuar duke shpjeguar se u ofrua për ta “ndihmuar” gruan. Yury Makarov ka dorëzuar tashmë dorëheqjen e tij që do të shqyrtohet nga një panel gjykatësish, të cilët kanë fuqinë për ta pranuar apo refuzuar.

/tvklan.al