Zhaneta Metani: Bëj çfarë të duash moj gocë… Kjo që sonte do të lajmërojë, ta dish.

Kristina Bardhi: Do e bëj.

Kristina Bardhi: Këtu duket sinqeriteti i tij, sa i drejtë është.

Përparim Ademi: Unë i kërkoj falje.

Zhaneta Metani: Nuk dua falje.

Përparim Ademi: I kërkoj falje një mijë herë. Me sy nuk…

Është kjo biseda mes Zhaneta Metanit, motrës së saj Kristina Bardhi dhe Përparim Ademit, vetëm një natë përpara se ky i fundit t’i merrte jetën dy motrave, mëngjesin e 31 Dhjetorit të vitit që lamë pas.

Në bisedë dëgjohet Zhaneta Metani, e cila bisedon me 59-vjeçarin me videocall, ndërsa në sfond është edhe motra e saj Kristina Bardhi.

Biseda është e shkurtër, megjithatë Ademi në të kërkon falje, ndërsa motrat duken të revoltuara ndaj tij.

Përparim Ademi kishte një lidhje jashtëmartesore me të dyja motrat, të cilat i vrau paraditen e 31 Dhjetorit me breshëri plumbash në shtëpinë tyre në zonën e Astirit në Tiranë.

Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë xhelozia e Ademit ndaj Zhanetës, që besonte se e tradhtonte me një person tjetër. Me Zhaneta Metanin ai kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë./tvklan.al