Fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, këtë fundvit kanë marrë një surprizë të cilën me gjasë nuk e prisnin.

Në kopshtin e tyre modest ata kanë marrë dhurata, të cilat ua ka dërguar një babagjysh ndryshe, pikërisht Kryeministri Edi Rama.

I veshur me kostumin e babagjyshit dhe me një thes të madh, Kryeministri i ka dhënë të gjithë vogëlushëve dhurata me rastin e Vitit të Ri. Lumturia e tyre ishte e dukshme.

Edhe kjo surprizë e Kryeministrit erdhi nga studioja e “E Diela Shqiptare”, ku më herët ai ishte i ftuar dhe i dha dhuratën më të bukur Eriglisës dhe Leos, të cilët përcollën historitë e tyre në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

/tvklan.al