Lindita Theodhori është një nga zërat që ka mbetur në kujtesën e publikut shqiptar. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, për të promovuar klipin e saj më të ri dhe jo vetëm. Gjatë emisionit, ajo tregoi edhe për jetën private.

Këngëtarja rrëfeu se njohja me bashkëshortin e saj Thimaq Theodhori ka qenë një moment sa i bukur edhe i trishtë, pasi në atë periudhë ajo kishte humbur nënën e saj.

“Njohja jonë ka qenë shumë e natyrshme. Unë kam qenë nxënëse në “Liceun Artistik” dhe Maqi ishte inxhinier Ndërtimi dhe flinte në “Qytetin Studenti”. Vazhdimisht shkëmbeheshim tek “Rruga e Elbasanit”, por në heshtje. Pastaj kur unë shkova në Institut, shkuam në Metalurgji dhe aty jam njohur me Maqon, i cili ishte kryeinxhinier. U lidhëm dhe nuk u zgjidhëm më. Ai moment për mua ka qenë sa i bukur edhe i trishtë. Më 28 Nëntor të ’75, ne kishim vendosur të fejoheshim, por në 3 Nëntor nëna ime ndërroi jetë. Unë i kujtoj shumë mirë ato momente dhe duhet të ishte Maqo pas meje që unë ta kaloja sa më lehtë atë trishtim

“, tregoi këngëtarja.

/tvklan.al