Një objekt i mbuluar në flakë është parë duke rënë nga qielli në Lindjen e Mesme. Kjo ka rritur frikën se objekti që bie mund të jetë një stacion hapësinor që ka humbur kontrollin.

Banorë në Emiratet e Bashkuara Arabe dalluan një objekt ndriçues që digjej në atmosferën e Tokës.

Sipas mediave, mendohet se mund të jetë shi meteorësh ose ssateliti kinez Tiangong-1.

Autoritetet kineze kanë deklaruar që vitin e kaluar që kanë humbur kontrollin e satelitit 8,5 tonësh. Sipas ekspertëve mendohet që Tiangong-1 do të përplaset me Tokën mes Tetorit të këtij viti dhe Prillit të 2018-s.

/tvklan.al