Arrestohen 5 shtetas shqiptarë, pjesë e një bande që kryente vjedhje banesash në Francë dhe Gjermani. Sipas policisë shqiptare, ky grup ka kryer 45 vjedhje banesash vetëm në Francë.

Falë operacionit mes policisë shqiptare, Gjermanisë, Francës dhe Europolit, u bë e mundur që të arrestohet në Kukës një 29-vjeçar, ndërsa 4 të tjerë u kapën në Gjermani dhe Francë.

29-vjeçari Gentjan Duraku u prangos në Kukës pas kontrollit të një numër të madh pronash në Shqipëri.

Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit u gjetën edhe disa sende të çmuara që besohej se ishin marrë në banesat e grabitura. Hetimet tashmë kanë identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani.

Tv Klan