Teksa kyreministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Dibrës për një takim më qytetarët, mbështetësit e Partisë Demokratike kanë dalë për të protestuar. Sipas opozitës deputeti i saj Xhemal Gjunkshi është dhunuar nga efektivët e policisë duke u penguar të protestojë.

PD thotë se deputeti është dhunuar teksa po protestonte bashkë me qytetarët kundër kryeministrit Rama.

“Dibranët presin me protestë Edi Ramën, që ka mbledhur administratën në ditë pushimi. Deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve. Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti”,

deklaron PD./tvklan.al