Mbrëmja e kaluar i është kushtuar kinematografisë botërore të ndajes së Çmimeve Oscars 2018.

Këtë vit ka qënë edicionin i 90-të, i ndarjes së Çmimeve Oscars, që është mbajtur si çdo vit në “Dolby Theatre” në Los Angelos dhe që ka mikpritur në një mbrëmjë gala yje e Hollywood-it, nën prezantimin e komedianit Jimmy Kimmel. 

Për të folur në lidhje me këtë mbrëmje të madhe ishin sot të ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan gazetarja Rovena Rozhani, prezantuesi Besmir Metani dhe prezantuesja Sara Kolami.

Gjatë emisionit të ftuarit po ashtu komentuan edhe veshjet më të mira dhe sipas tyre të gjitha veshjet ishin klas por disa prej tyre spikatën më shumë.

“Një nga yjet më të përfolurat për fustanin më të bukur ishte edhe Jennifer Lawrence, e cila u fut në tapetin e kuq jashtë Teatrit Dolby me një fustan mahnitës Dior, duke vijuar me të tjerë yje si Sandra Bullock, Lupita Nyong’o dhe Gal Gadot”

, tha Kolami. 

Oscar 2018 ishte një edicion special, pasi vjen pas skandalit seksual të Shtatorit që vuri në dyshim edhe ekzistencën e kësaj nate. Komediani i njohur amerikan Jimmy Kimmel, moderoi edhe këtë vit mes batutash mbrëmjen magjike të cmimeve Oscars. Akademia e Oskar-ve, këtë vit vendosi që ‘Shape of water’ të ishte filmi më  i mirë.

Një film që flet për dashurinë e një pastrueseje që punon në një ndërtesë sekrete të qeverisë amerikane me një krijesë të krijuar në laborator, e cila jeton në ujë. Pastruesja, e cila është memece krijon një lidhje të fortë ndjenjash me këtë krijesë duke i hapur rrugën një aventure fantastike.  Ky film arriti të shkëlqejë mbrëmjen e djeshme duke marrë plot 4 statuja të arta.

/tvklan.al