Almeda Abazi është komentuar shpesh në media si mjaft xheloze për bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Por, sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Almeda foli rreth lajmit më të fundit ku aktori turk është komentuar se ka puthur në buzë një fanse të tij në Afrikë.

Ajo tregoi se pas vizitës së tij në Afrikë ishte shpërndarë njo foto ku shihej që aktori puthte në buzë një fanse, por kjo nuk ishte e vërtetë pasi në video dukej qartë që ai thjeshtë e kishte takuar fansen e cila ishte grua në moshë dhe më pas kishte bërë foto me të.

Fama që bashkëshorti i saj ka, e bën atë më të ekspozuar dhe më të kërkuar. Megjithatë Almeda tregon se e mirëkupton bashkëshortin dhe profesionin e tij.

“Në fillim kur pashë foton nuk i dhashë dot shpjegim, më shkoi zemra tek thembra. Unë u zgjova në mëngjes dhe hapa Instagramin, por nuk kisha folur me Tolgahan. Por ç’të shoh, më kishin bombarduar me foto. Ai ka qenë në Afrikë dhe fotoja është bërë javën që kaloi. E mora në telefon dhe më tha të mos shqetësohesha sepse ishte një budallallëk dhe më dërgoi videon dhe kur e pashë u qetësova”, tregoi Almeda.

/tvklan.al