Rreshjet e shiut të kësaj të hëne kanë shkaktuar disa aksidentet në disa akse të vendit. Një furgon është përplasur me një makinë ku për pasojë janë plagosur 9 persona. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”. Sipas policisë furgoni me targa AA 297 UO u përplas me një veturë me targa DR 3997 F.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Po brenda kësaj dite në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, në fshatin Prrenjas, dy automjete u përplasën duke shkaktuar plagosjen e gjashtë personave.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al