Këto janë pamjet e rënda të aksidentit tragjik të ndodhur këtë të enjte në Qafë Muzinë. Përpjekjet e dëshpëruara të zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë personave që udhëtonin në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë, nuk qenë të mjaftueshme për të shpëtuar 5 jetët që u shuan në këtë ngjarje tragjike.

Viktimat janë shoferi i furgonit Bardhyl Proda, baba i tre fëmijëve, si dhe 4 pasagjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin. Gjendja e personave të tjerë që ndodheshin në mjet nuk dihet ende.

Në këto pamje shihet momenti kur ambulancat i transportojnë të lënduarit drejt spitalit të Gjirokastrës.

Burime zyrtare të policisë thanë se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë përplasja e furgonit me një fuoristradë që drejtohej nga një grua. Megjithatë rrethanat e plota janë momentalisht të paqarta./tvklan.al