Ky është momenti kur djali 20-vjeçar mbahet prej krahësh nga disa persona të cilët po e transportojnë drejt ambulancës. Ai sapo ka zbuluar krimin makabër… nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë.

Pamjet tronditëse, të përcjella nga Klan News, vijnë nga fshati Dragostunjë e Librazhdit, aty ky pasditen e kësaj të hëne u shuan dy jetë.

Për shkaqe që momentalisht mbeten të paqarta, Qemal Bici i mori jetën gruas së tij 53-vjeçarje, Menturie Bici duke e goditur atë me sëpatë. Pas krimit makabër që ndodhi në shtëpinë e çiftit, 56-vjeçari i dha fund jetës, duke u varur në pemë në oborrin e shtëpisë./tvklan.al