Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Tiranës gjatë një konflikti në familje. Policia u njoftua për një konflikt që po ndodhte në një banesë në Vorë.

Nga verifikimet rezultoi se 44-vjeçari Saimir P. Po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij me iniciale M.P. Nga kontrolli në banesë u gjet një kallashnikov me tre krehër dhe 90 fishekë dhe një thikë ushtarake me dy tehë.

Saimir P. u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /

tvklan.al