Lufta ekonomike mes SHBA-së dhe Turqisë ka arritur kulmin. Monedha turke, lira, është dobësuar si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni, duke dyfishuar tarifat për eksportet turke.

Nga ana tjetër, Presidenti Erdogan e ka konsiderua sulm ekonomik veprimin e SHBA-së, që sipas tij kërkon përuljen e Turqisë. Ai i bëri thirrje popullit të vet që të bojkotojnë produktet amerikane, madje edhe ato teknologjike si iPhone. Qytetarëve turq, Erdogan u kërkoi që të mos përdorin më iPhone. Dhe menjëherë populli është bindur.

Një video në rrjetet sociale tregon një grup personash që shkatërrojnë iPhone-in e tyre. “Daily Mail” raporton se edhe fëmijët janë përfshirë në veprime të tilla, duke shkatërruar telefonat e tyre të kësaj marke amerikane. Disa video të tjera tregojnë Dollarë duke u djegur, por nuk dihet sa e vërtetë është.

/tvklan.al