Lajmi se këngëtarja Bleona Qereti ka ngrirë vezët, bëri bujë në rrjetet sociale dhe u komentua gjatë.

Ndërkohë sot, e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Bleona pranoi se ka ngrirë vezët për të mos humbur mundësinë për t’u bërë nënë.

Ndiqeni videon nga minuta 24:35

E revoltuar, këngëtarja tha se nuk ka bërë kompromise në jetë dhe se kjo është mënyra për të mos e humbur këtë mundësi.

“Çdo femër i ngrin vezët që të mos humbasë mundësinë për të patur një fëmijë. Flas për femrat në karrierë që nuk kanë një partner dhe që nuk duan të bëjnë kompromise dhe të bëjnë fëmijë me komshiun se i iku koha. Si mund të kthehet e gjithë kjo? Unë nuk dua ta humb mundësinë për të bërë nënë”

, tha Qereti.

/tvklan.al