Pasagjerët kanë përjetuar momente tmerri teksa aeroplani po tentonte të ulej në pistë. Por, erërat e forta me shpejtësi rreth 70 kilometër në orë e kanë bërë të pamundur uljen e suksesshme. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Salzburgut në Austri.

Aeroporti tip “Boeing B7370-800” i fluturimit “Enter Air” po tentonte të ulej në pistë. Era e fortë bëri që aeroplani të humbiste ekuilibrin në çastet e fundit dhe të pësonte një dëmtim të lehtë tek krahu. Në një situatë të tillë, piloti e ngriti menjëherë aeroplanin në ajër duke shmangur ndonjë incident më të rëndë. Ai njoftoi se ishte i detyruar të kthehej përsëri në aeroportin e Frankfurtit, nga dhe ishte nisur.

Pamjet u publikuan në Youtube dhe morën mijëra shikime. Disa komentues lavdëruar pilotin për aftësinë e treguar, ndërsa pati edhe të tjerë që e kritikuan duke thënë se në një situatë të atillë nuk duhet të merrte mundimin për të ulur avionin.

/tvklan.al